LajmeSport

Jasir Asani, dyfishon vlerën në tregun e futbolllit

Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, ka gati dyfishim të çmimit. Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro.

Natyrisht, shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë, por kjo është normale, sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren kuqezi në eliminatoret e Kampionatit European, ku shënoi 3 herë, dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka 7 rrjeta e 3 asistë në 30 ndeshje. Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga-n e Spanjës.

Show More

Related Articles

Back to top button