Në lidhje me prosperitetin ekonomik, në pyetjen “Në krahasim me këtë vit, sipas jush, a do të jetë viti i ardhshëm vit i prosperitetit ekonomik, vështirësive ekonomike ose do të mbetet i njëjtë për vendin tonë?”, të anketuarit tregojnë pesimizëm të dukshëm dhe janë nën mesataren botërore
Shkup, 29 dhjetor – Vetëm 20 për qind e qytetarëve në vend presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti 2023 (mesatarja botërore është 39%), 34 për qind vlerësojnë se do të jetë më i keq (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 40 për qind se do të jetë i njëjtë si ky vit (mesatarja botërore është 28%), tregon hulumtimi tradicional global i Galup interneshënëll “Fundi i vitit”, të cilin në RMV e zbatoi BRIMA në periudhën nga 1 deri më 22 dhjetor me anketimin ballë për ballë të 1.203 të anketuarve. Në rajon, Kosova (68%) dhe Shqipëria (57%) janë me shkallë më të lartë të përgjigjeve “pozitive” të të anketuarve, gjegjësisht ata që mendojnë se viti 2024 do të jetë “më i mirë” se viti 2023. Diçka të ngjashme si edhe në Maqedoni (20%), dhe në Serbi (19%) dhe Bullgari (18%) të anketuarit tregojnë shkallë të lartë të pesimizmit për vitin e ardhshëm.
Në lidhje me prosperitetin ekonomik, në pyetjen “Në krahasim me këtë vit, sipas jush, a do të jetë viti i ardhshëm vit i prosperitetit ekonomik, vështirësive ekonomike ose do të mbetet i njëjtë për vendin tonë?”, të anketuarit tregojnë pesimizëm të dukshëm dhe janë nën mesataren botërore, ku 17% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me prosperitet ekonomik (mesatarja botërore është 28%), 42% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me vështirësi ekonomike (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 35% se do të jetë i njëjtë si viti 2023 (mesatarja botërore është 29%). Në rajon, Shqipëria (54%) dhe Kosova (46%) mbeten mbi mesataren botërore kur është në pyetje prosperiteti ekonomik për vitin 2024, e kundërta prej kësaj, 16% të ulëta ka në Serbi dhe 10% në Bullgari ku të anketuarit vlerësojnë se do të ketë prosperitet ekonomik në vitin 2024.