BotaLajme

Suedia nënshkruan aplikimin për në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka nënshkruar të martën aplikimin që deklaron dëshirën e vendit për t’iu bashkuar NATO-s, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Vendimi shënon një hap formal të Stockholmit drejt anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga ShBA- duke i dhënë fund neutralitetit prej disa dekadash- teksa pushtimi rus i Ukrainës ka shënuar një kthesë dramatike në sigurinë dhe gjeopolitikën e Evropës.

“Duket shumë serioze dhe duket se ne kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë, por ne llogarisimin që do të duhet një vit deri sa të anëtarësohemi. Këtë javë do të dorëzohet aplikimi, së bashku me FinlandëN dhe pastaj aplikimi do të procesohet nga NATO”, njoftoi Ministrja e Jashtme suedeze.

Show More

Related Articles

Back to top button