LajmeRajon

Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen e Liridonës iu vazhdohet paraburgimi

U është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit, Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”, thuhet tutje në konfirmim.

Show More

Related Articles

Back to top button