Studentët filluan një bllokadë 24-orëshe të trafikut në qendër të Beogradit, duke protestuar për parregullistë në zgjedhje dhe duke kërkuar nga ministria kompetente hapjen e listave të votuesve.
Ata po bllokojnë kryqëzimin e rrugëve Birçaninova dhe Kneza Millosha, në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Siç raporton REL, studentët kanë ngritur tenda në atë vend.
Siç njoftuan më herët, bllokada do të zgjasë 24 orë deri të shtunën e 30 dhjetorit në mesditë, kur planifikojnë t’i bashkohen protestës së paralajmëruar nga përfaqësues të “ProGlas”, nismë e nisur para zgjedhjeve, e firmosur nga më shumë se 190 mijë qytetarë.