LajmeMaqedoni

Spasovski: Në vitin 2023 janë shkatërruar 13 grupe kriminale me nga 100 anëtarë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën vjetore për media tha se gjatë vitit 2023, është shënuar reduktim i kriminalitetit për 8%, janë shkatërruar 13 grupe kriminale me mbi 100 persona.

Si ngjarje kryesore ai përmendi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Interpolit në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së në Shkup.

Spasovski theksoi edhe trajtimin e flukseve migratore, harmonizimin e kornizës ligjore për migrim me Konventën Ndërkombëtare për Emigrantët, ai theksoi luftën kundër terrorizmit, parandalimin e trafikut të drogës, ku, siç tha, po bëhet përparim i madh.

Show More

Related Articles

Back to top button