LajmeRajon

Policia jep shpërblim 5 mijë euro për kapjen e autorit të plagosjes në Tiranë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

51-vjeçari i plagosur ditën e sotme është Agim Ali Jazaj. Mësohet se Jazaj është plagosur me armë zjarri në xhaminë ‘Xhura’ në zonën e ‘Varrit të Bamit’.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Show More

Related Articles

Back to top button