BotaLajme

Gjermani, Scholz shkon me helikopter zonat e përmbytjeve

Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët. Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale nëzonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona.

Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo”, tha Scholz. “Ndaj për këtë dua të falenderoj për këtë angazhim.”

Megjithatë kancelari nuk dha premtime konkrete lidhur me ndihma financiare të federatës për zonat e prekura. Ai siguroi që “federata me mundësitë e veta mbështet landet, qarqet e landeve dhe bashkitë”.

Kryeministri i Saksoninsë së Ulët, Stefan Weil, i cili shoqëroi kancelarin gjatë vizitës, tërhoqi vëmendjen, se gjendja e përmbytjeve në landin e tij është ende e tensionuar. “Ne shohim, se në pjesët veriore të landit presioni i masave të ujit ndaj digave është jashtëzakonisht i madh”, shpjegoi Weil. Deri tani digat kanë rezistuar, por sam ë shumë rritet presioni i ujit, aq më i lartë është rreziku për çarjen e digave.

Scholz bisedoi edhe më njerëzit e prekur direkt nga vërshimet dhe u impresionua nga bashkëpunimi dhe angazhimi civil. “Moti, natyra në sfidon ne”, tha ai. Ka “jashtëzakonisht shumë vullnetarë, që kujdesen, që të bëhet gjithçka është e mundur për të minimizuar pasojat”.

Kancelari theksoi, se ndërkohë janë lëvruar shumë investime në infrastrukturën e sigurisë në Gjermanidhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjendja në zonat e përmbytjeve ndërkohë është e tensionuar kryesisht në veri të Gjermanisë. Ndonëse ka pasur tërheqje të lehtë drejt shtratit të lumit Aller dhe lumenjve të tjerë që nga dita e shtunë (30.12.2023) duke u ulur niveli i ujit, nuk është shmangur përfundimisht rreziku i çarjes së mundshme të digave.

Në Vreden pjesë të mëdha të qytetit historik ndodhen nën ujë dhe disa shtëpi rrezikohen nga shembja. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë parashikon reshje të reja në veri-perëndim të vendit, që mund të prekin edhe zonat e përmbytura. /DW

Show More

Related Articles

Back to top button