Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se gjërat që të tjerët nuk i bënë për dy dekada, VV i bëri për tri vjet.
Ai ka përmendur liberalizimin e vizave, heqjen e targave jolegale dhe lëizjen e lirë me targa “RKS” në Kosovë dhe fillimin e pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore.
“Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Atë që tjerët nuk arritën ta bënin për dy dekada, u bë për më pak se 3 vjet:
✅ liberalizimi i vizave
✅ heqja e targave jo-legale dhe lëvizja e papenguar me targa RKS
✅ fillimi i pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore