MPB Maqedoni njofton se Njësia kombëtare për ndalimin e kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore pranë Departamentit për hetimet penale, në Prokurorinë Publike ka bërë kallëzim penal ndaj gjashtë personave për veprën penale “Organizimi një grup dhe nxitje për kryerjen e veprave të trafikimit “me njerëz, trafikimit të fëmijëve dhe kontrabandës së migrantëve” në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Hungarisë.
Nga MPB thonë se kallëzim penal është dorëzuar kundër C.N (23), A.M (23), I.B (20), të tre nga Ohri, si dhe kundër A.S (23), F.Z (21), të dy nga Kratova dhe B.D (25) nga Kumanova.
“Në periudhën kohore nga gushti 2021 deri në maj 2023, për të përfituar pasuri të kundërligjshme dhe përfitime materiale, tashmë të akuzuarit, si pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar të organizuar nga persona ndaj të cilëve tashmë është ngritur kallëzim penal, janë angazhuar në rolin e personave që kanë kryer pranimin dhe transportimin e migrantëve të paligjshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Hungarisë”.
“Të akuzuarve, për kontrabandim të suksesshëm të migrantëve iu është paguar kompensim monetar në shumë prej 1000-3000 euro, varësisht nga vendi në të cilin duhej të pranonin dhe transportonin migrantët e paligjshëm”, thonë nga MPB.