LajmeRajon

GJKKO e izoloi në shtëpi / Mbështetësit e Berishës i shkojnë poshtë banesës

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që caktoj masën e sigurisë arrest me shtëpi për ish kryeministrin Sali Berisha mbështetësit e ktij të fundit u mblodhën këtë të martë poshtë banesës së Berishës në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë. Të shtunën Gjkko miratoi kërkesën e prokorurisë së Posaçme që kërkoi ashpërsim mase ndaj Berishës, cka do të thotë se ish kryeministrit i ndalohet komunikimi me çdo person përveç atyre me të cilët ndan banesën. Në kushtet kur Berisha është izoluar në banesë një pjesë e demokratëve u mblodhën poshtë banesës së tij në shenjë mbështetje , duke qenë se ish kryeministrit i ndalohet komunikimi. Ai i përshëndeti simpatizantët e tij me simbolin e dy gishtave .

Të pranishëm poshtë banesës së Berishës ishin deputetët Luçiano Boçi , Luan Baçi ,Gent Strazimiri ,Klevis Baliu , Belind Këlliçi ,Bardh Spaihu , si dhe vajza e tij Argita Maltezi, e cila tha per mediat se kjo është beteja që ju do ta fitoni . Ish kryeministri Sali berisha u la në masën arrest shtëpie pasi shkeli disa herë vendimin e gjykatës për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqsore në BKH . Berisha akuzohet për korrupsion pasiv pasi në kohën kur ka qenë kryeministër, dyshohet se favorizoi 5 pronarë familjesh dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, lidhur me privativimin e ish klubit sportiv Partizani, aty ku sot janë ngritur disa kulla. Sipas SPAK Malltezi dyshohet se përfitoi 5.4 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button