Këshilli Gjyqësor sot do të mbajë mbledhje pune, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të shqyrtojë aktvendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e ish-kryetares së Këshillit Gjyësor, Vesna Dameva.
Pas vendimit, siç informon Këshilli Gjyqësor, duhet të ndërmerren veprime brenda 30 ditëve dhe nuk ka të drejtë ankese.
Vesna Dameva u shkarkua nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit ajo ka bërë padi në Gjykatën Administrative.
Ky shkarkim dëmtoi besueshmërinë e Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilit pati disa reagime në opinion dhe u dërgua një mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili përgatiti 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit.