BotaLajme

SHBA, DASH refuzon kërkesën e Izraelit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar ashpër deklaratat e qeverisë izraelite për dëbimin e mundshëm të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

“SHBA kundërshton deklaratat e fundit nga ministrat izraelitë Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir që mbrojnë zhvendosjen e palestinezëve jashtë Gazës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

“Kjo retorikë është nxitëse dhe e papërgjegjshme”, theksoi ai.

“Na është thënë vazhdimisht dhe vazhdimisht nga qeveria e Izraelit, përfshirë edhe kryeministrin, se deklarata të tilla nuk pasqyrojnë politikën e qeverisë izraelite. Ato duhet të ndalojnë menjëherë”, tha Miller.

”Gaza është tokë palestineze dhe do të mbetet tokë palestineze, me Hamasin që nuk ka më kontroll mbi të ardhmen e saj dhe pa grupe terroriste, në gjendje të kërcënojnë Izraelin”, tha ai.

“Kjo është e ardhmja që ne kërkojmë, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve, rajonit përreth dhe botës”, përfundoi ai.

Por, ministri Ben-Gvir hodhi poshtë menjëherë çdo kritikë nga SHBA për këtë çështje.

”Unë i vlerësoj shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me gjithë respektin e duhur, Izraeli nuk është një tjetër yll në flamurin amerikan”, shkroi ai në platformën e medias sociale X.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku ynë më i mirë, por para së gjithash ne do të bëjmë atë që është më e mira për shtetin e Izraelit”, postoi ai.

“Eksodi i qindra mijërave nga Gaza do t’i lejojë banorët e periferisë së Gazës të kthehen në shtëpi”, tha Ben-Gvir.

Në vitin 2005, Izraeli u tërhoq nga Rripi i Gazës dhe evakuoi më shumë se 20 vendbanime izraelite.

Për Kombet e Bashkuara, Rripi i Gazës është ende territor i pushtuar për Izraelin, sepse kontrollon të gjitha pikat kufitare përveç njërës.

Izraeli pohon se pushtimi përfundoi me tërheqjen në 2005.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkon që ushtria të mbajë kontrollin e sigurisë edhe pas luftës dhe po bën thirrje që Gaza të çmilitarizohet.

Show More

Related Articles

Back to top button