Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) do ta njoftojë Qeverinë se tenderi dështoi, bëri të ditur ministrja Kaja Shukova.
Sipas saj, kompania në këto kushte nuk ka siguruar fonde nga bankat që ato ta ndërtonin. Garancia bankare prej 1.4 milionë euro nga Arhirodon nuk do të aktivizohet.PPC – Arhirodon më 14 shtator të vitit 2023 u zgjodh ofruesi më i favorshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin e hidrocentrali reverzibil “Çebren”. Më vonë kishte vërejtje në thirrjen publike dhe deri në fund të vitit 2023 duhej të vendosej nëse duhet të vazhdohet me projektin.
Fillimisht vendimi duhej të merrej deri më 14 dhjetor, por Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e vazhdoi afatin deri më 31 dhjetor të vitit 2023 për shkak të procedurës së ankimimit që ishte në vijim.
Qeveria më 14 shtator në seancën e 185-të mori vendimin me të cilin u mundësua realizimi i hidrocentralit Çebren me vlerën e parashikuar të investimit rreth një miliard euro. Me vendimin është paraparë ndërtimi i hidrocentralit reverzibil të instaluar të paktën 333 megavatë.
Është paraparë që Çebreni të ketë funksion në prodhimin e energjisë elektrike, si dhe regjim në pompimin dhe kthimin e ujit me të cilin në Cërna Reka është paraparë krijimi i një liqeni të ri artificial. Pas përfundimit të projektit dhe sigurimit të dokumenteve të nevojshme pritet që të fillohet me ndërtimin i cili është paraparë që të zgjasë shtatë vite.