Ka nisur takimi ndërmjet ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të deklarohen për media.
Më pas, Cameron pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Ndërkaq një takim me kryeministrin Albin Kurti, Cameron e zhvilloi mbrëmë.
Kurti, ka takuar sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.
Kurti i uroi mirëseardhje të veçantë në Prishtinë, sekretarit Cameron, thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit
Ai u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.
“Në takim u theksua vlera edhe rëndësia e marrëdhënieve të forta bilaterale ndërmjet dy shteteve, teksa u diskutua për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në shërbim të interesave të përbashkëta dhe të fuqizimit të raporteve të ndërsjella.