Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një i dënuar gjatë një seance gjyqësore pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.
Gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark ishte duke kumtuar vendimin kur i dënuari Deobra Delone Redden e sulmoi.
Videoja tregon momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares, Redden dëgjohet duke e ofenduar.
Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi ta rrihte brutalisht.
Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.
Nga lëndimet e marra, oficeri i policisë u desh të transportohej në spital.