LajmeRajon

Gjermania shpërthen në kritika ndaj Serbisë: Vuçiç nuk është më garantues i stabilitetit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Lirë të Gjermanisë, që formon koalicionin qeverisës, Thomas Hacker, thotë se heshtja e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Serbi është një qasje e gabuar dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç nuk mund të konsiderohet më garantues i stabilitetit.

Duke folur për situatën aktuale në Serbi, zëdhënësi për politikën evropiane dhe raportuesi i grupit parlamentar të FDP për vendet e Ballkanit Perëndimor, Thomas Hacker tha se që nga protestat kundër rezultateve zgjedhore në Beograd, është gjithnjë e më e qartë se stabiliteti i supozuar është më i rëndësishëm për Bashkimin Evropian sesa Serbia demokratike.

“Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe duhet dënuar me termat më të ashpër të mundshëm. Mbajtja e status quo-së aktuale, më pak demokratike, në Serbi është e rrezikshme për besueshmërinë e BE-së. Stabiliteti i pretenduar ka çmimin e vet, por në rastin e Serbisë vjen në kurriz të lirisë së medias, parimeve bazë të shtetit ligjor dhe Kushtetutës demokratike të vendit”, thotë Hacker

“Heshtja e BE-së është qasja e gabuar. Nëse Aleksandar Vuçiq konsiderohet ende si garant i stabilitetit dhe rendit, zhgënjimi në BE do të vazhdojë të përhapet. Shpresat për të ardhmen e vendosur në BE janë në rrezik të shuhen, siç ka ndodhur tashmë në rastin e Maqedonisë së Veriut. Nuk është vonë që BE të ndryshojë kurs”.

Më parë, Hacker tha se zgjedhjet në Serbi morën një vlerësim shqetësues dhe se nuk është çudi që vetëm Viktor Orban, Vladimir Putin dhe diplomatë kinezë, përfaqësues të vendeve ku nuk ka opozitë ose ku liria e medias është aq e kontrolluar, uruan fituesin e zgjedhjeve. (SNS dhe Aleksandar Vuçiç).që partitë opozitare vështirë se kanë mundësi të takohen.

Rastet e blerjes së votave dhe keqpërdorimit të burimeve publike janë të padenjë për një vend që po negocion për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk është çudi që deri tani vetëm Viktor Orban, Vladimir Putin dhe diplomatë kinezë e kanë uruar fituesin e zgjedhjeve. Tre vende ku ose nuk ka më opozitë ose liria e medias është aq e kontrolluar sa partitë opozitare vështirë se kanë mundësi të shohin njëra-tjetrën. Nëse pretendimet vazhdojnë të jenë të vërtetuara, BE-ja do të këshillohej që përfundimisht të shqyrtojë marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe të marrë parasysh pasojat e rënda në aspektin e negociatave të anëtarësimit”, theksoi ai në një deklaratë të dërguar në Nova.

Show More

Related Articles

Back to top button