Kryetari i Sindikatës Kontrollorëve të Fluturimeve, Aleksandar Tasevski thotë se në bisedë zyrtare në polici u ftua për shkak se drejtorët në M-NAV, Fahrudin Hamidit dhe Hasim Deari kanë parashtruar kallëzim se janë kërcënuar nga Tasevski, shkruan TV21. Tasevski thotë se e-mail që ka dërguar nuk ka përmbajtje kërcënuese.
Në lidhje me: Situata në M-NAV, MPB: Tasevski nuk është arrestuar, në polici ishte për bisedë zyrtare
“Më është prezantuar kallëzim nga ana e dy, prej tre drejtorëve, do të thotë në emër të Fahrudin Hamidit dhe Hasim Dearit, të cilët kanë parashtruar kallëzim penal ndaj meje, në bazë të një e-mail që është dërguar deri tek ata për shkak se janë ndjerë të rrezikuar me jetë, siguri nga neni 144, paragrafi 2 i Kodit Penal. Para se të gjithash, me përgjegjësinë më të madhe them se përmbajtja e atij e-mail as nuk ka asnjë pjesë që asocon në kërcënim, informacione që shqetësuese për jetë”, tha Tasevski.
Tasevski thotë se me këtë veprim po bëhet presion ndaj tij, pasi sipas Tasevskit, Sindikata është kundër punësimeve të panevojshme në M-NAV.