LajmeMaqedoni

Maqedoni,8 janari ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve.

Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 8 janari (e hënë) është ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria në seancën e sotme vendosi t’i japë fund rekomandimit të punës më 7 dhe 8 janar 2024 për dyqanet, stendat dhe kioskat që ushtrojnë tregti me pakicë gjatë festave të Krishtlindjeve”, thonë nga MPPS.

Show More

Related Articles

Back to top button