Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një 36-vjeçar nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të Vetriolo-s, pranë Bagnoregio-s në rajonin e Lazios.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë, kur punëdhënësi italian njoftoi autoritetet i shqetësuar pasi shqiptari nuk ishte paraqitur në punë.
Pas kërkimeve, 36-vjeçari u gjet i varur në një pemë pranë banesës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Bagnoregio-s, Luca Profili.
”Do ndihmojmë Kosovën për të marrë njohje të reja”, Daçiç kritikon Cameronin për deklaratën e tij
“Ka shumë njoftime për një person të gjetur të varur në Bagnoregio. Ai është një shqiptar që kishte ardhur për arsye pune. Ngushëllimet e mia familjes së tij. Autoritetet po punojnë për zbadhjen e plotë të ngjarjes”, ka shkruar ai.