BotaLajme

OKB e shqetësuar nga thirrjet për migrim të civilëve nga Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se është e shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë në lidhje me planet për transferimin e civilëve nga Gaza në vende të tjera, transmeton Anadolu.

Komisoneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka ndarë nga llogaria e saj në median sociale X deklaratën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk lidhur me civilët në Gaza.

“Jemi thellë të shqetësuar nga deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë lidhur me planet e tyre për të transferuar civilët nga Gaza në vende të tjera”, thuhet në deklaratë. Në Gaza 85 për qind e banorëve janë zhvendosur thuhet në deklaratën ku vihet theksi se qytetarët e Gazës kanë të drejtë të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Në deklaratë Türk rikujtoi se “Ligji ndërkombëtar ndalon transferimin me forcë të personave të mbrojtur brenda vendit ose dëbimin e tyre nga territoret e pushtuara”.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, deklaruan se mbështesin migrimin vullnetar nga rajonit të palestinezëve në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, Ben-Gvir lidhur me vendbanimet e palestinezëve që do të migrojnë kishte thënë se kanë partnerë që do t’i ndihmojnë por ai nuk dha ndonjë informacion se kush janë këto partnerë dhe se cilat janë ato vende.

Ndërsa sipas radios izraelite edhe ministri izraelit i Financave nga radhët e ekstremit të djathtë, Smotrich deklaroi se “Zgjidhja e drejtë për Rripin e Gazës është inkurajimi i migrimit vullnetar në vendet që pranojnë të marrin refugjatë”.

Show More

Related Articles

Back to top button