LajmeSport

Juventusi në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi e ka mposhtur thellë Salernitanan në 1/8 e finales së Kupës së Italisë dhe është kualifikuar në çerekfinale.

“Zonja e vjetër” të enjten mbrëma fitoi 6:1, ndërsa në fazën tjetër të garës do të takohet me Frosinonen që më herët e ka eliminuar Napolin.

Nigeriani Chukwubuikem Ikwuemesi e shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e parë të ndeshjes.

Megjithatë, Juventusi u kthye në lojë me golat e Fabio Mirettit dhe Andrea Cambiasos në minutën e 12-të dhe të 35-të.

Daniele Rugani realizoi për 3:1 në minutën e 54-t.

Dylan Bronn shënoi në portën e vet për 4:1 në minutën e 75-të.Kenan Yildiz më pas në minutën e 88-të realizoi gol të bukur pas veprimit të mirë individual, ndërsa supergol shënoi Timothy Weah, në minutën e parë të kohës shtesë për rezultatin përfundimtar, 6:1.

Show More

Related Articles

Back to top button