LajmeRajon

Përleshja me policinë në Merdar, lirohen në procedurë të rregullt tre të dyshuarit

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se pas intervistimit janë liruar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë të cilët ishin përleshur me policët afër pikës kufitare në Merdar të enjten paradite.

Në raport bëhet e ditur se si kishte ndodhur edhe përleshja, pasi të dyshuarit kishin tejkaluar kolonën teksa prisnin për të kaluar kufirin.

“Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin policor.

Show More

Related Articles

Back to top button