LajmeMaqedoni

Ngjarjet në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici

Bekim Neziri i BDI-së është marrë në pyetje nga policia, pas ngjarjeve të fundit në M-NAV. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej atje thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.

“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N”, thonë nga MPB.

Ndryshe, përpalasjet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) erdhën pasi disa të punësuar paralajmëruan grevë për arsye siç thanë, punësimeve partiake dhe të pakualifikuara.

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror për më 10 janar ka paralajmëruar grevë, gjegjësisht mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk shkarkohen tre drejtorët e M-NAV-it./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button