LajmeMaqedoni

Inflacioni dhe shpenzimet për zgjedhjet do ta lodhin ekonominë e Maqedonisë

Maqedonia e Veriut do të përballet me shumë sfida ekonomike gjatë vitit 2024. Njohësit e cështjeve ekonomike thonë se gjatë këtij vitit do të ketë rritje të dobët të GDP-së, inflacion të lartë, shkëmbim jot ë volitshëm me BE-në dhe shpenzime të mëdha për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Ata shtojnë se përkundër rritjeve të paralajmëruara të pagave, vështirë të pritet përmirësim i standardit të jetesës së qytetarëve. Analisti ekonomik Abil Baush thotë për REL se edhe pse inflacioni mund të mos jetë dyshifror si në vitin 2023, sipas tij, sfida e shtetit për të stabilizuar rritjen e çmimeve mbetet ende.
Ai beson se pavarësisht parametrave që tregojnë rritje të pagës mesatare dhe parametrave për transfertat sociale, si dhe atyre të pensionistëve, ai thotë se analizat tregojnë se standardi i tyre i jetesës është në rënie.
“Numrat nuk gënjejnë. Ato analiza tregojnë se standardi i tyre i jetesës tashmë është në një situatë shumë të palakmueshme dhe do të jetë realisht dramatike, megjithëse nuk parashikoj një skenar të zi. Por nuk shoh se mund të ketë një standard më të mirë jetese në vend”. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button