LajmeRajon

 I hapën profile denigruese në TikTok / Nëna e katër fëmijëve në Durrës i jep fund jetës

Gjuha denigruese dhe e urrejtjes në rrjetet sociale ka çuar drejt vetëvrasjes nënën e 4 fëmijëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshatin Vadardhë të Sukthit. 41-vjeçarja mësohet se ka humbur jetën në spital pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.
E sulmuar në mënyrë të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, ajo ka konsumuar një sasi fostoksinë për t’i dhënë fund jetës.
Viktima ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë kanë hapur profile denigruese në rrjetin social Tik-Tok duke i krijuar një situatë të rënduar psikologjike që ka cënuar dhe marrëdhëniet e saj në familje.
Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Show More

Related Articles

Back to top button