Kreu i Alternativës, Afrim Gashi tha se Lidhja Europiane për Ndryshim nuk e konsideron mundësinë për koalicion parazgjedhor me partitë politike maqedonase, përcjell TV21. Gashi thotë se opozita shqiptare është e përqendruar për fitore në kampin politik shqiptar.
“Koalicioni ynë dëshiron të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në kampin shqiptar, ndërsa më pas do të shohim se kush do të fitojë në kampin maqedonas dhe nëse do t’i plotësojnë kushtet që i kemi prezantuar dhe prononcuar para se të hyjmë në procesin zgjedhor”, tha Gashi./tv21.tv