LajmeMaqedoni

Bizneset e ndjejnë shumë mungesën e mërgimtarëve!

Ardhja e mërgimtarëve ka ngjallur bizneset në vend, ndërsa largimi i shumicës prej tyre ka ulur dukshëm “gjallërinë”.

Pronarët e bizneseve thonë se mërgimtarët janë si injeksion për funksionimin e tyre, ndërsa ikja e tyre i lë të dëshpëruar.

“Derisa janë mërgimtarët këtu, është gjë normale se punojmë me mërgimtarët. Mendimi im por po besoj edhe të gjithë të tjerëve është se mërgimtarët e mbajnë Maqedoninë, se tjetër biznes këtu nuk ka, s’kemi fabrika, mendimi im personal është që e mbajnë mërgimtarët. Kështuqë ne I presim mërgimtarët, punojmë me ta dhe ikja e tyre është shumë keq për ne se bie shumë biznesi, por vijnë prapë”, tha një pronare biznesi.

“Në përgjithësi me ju tregu ka ndikuar tepër shumë, pasi Maqedonia varet shumë prej mërgimtarëve, domethënë nëse nuk janë ato, dihet më situate ekonomike si është në Maqedoni. Çdoherë kur vijnë mërgimtarët neve na japin infuzion”, u shpreh një pronar tjetër.

“Kur kanë ardhur mërgimtarët ka pas lëvizje më tepër, ka lëviz puna, prej kur kanë shkuar mërgimtarët pak më dobët është, se në Maqedoni vështirë, gjithçka është shtrenjtë..”, theksoi një tjetër pronar.

Për shkak të festave të fundvitit, shumica e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit zgjodhën që pushimet e tyre t’i kalojnë në vendlindje.

Shumica e tyre tashmë janë rikthyer nëpër vendet e tyre të punës, ndërsa të paktë janë ata që janë akoma këtu. / Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button