BotaLajme

Japonia mbështet Ukrainën me 37 milionë dollarë për mbrojtjen ajrore

Gjatë një vizite në Kiev, ministrja e jashtme japoneze, Yoko Kamikawa, ka premtuar mbështetje financiare për Ukrainën në mbrojtjen e saj të vazhdueshme kundër agresionit rus.

Japonia do të dërgojë 37 milionë dollarë në një fond të NATO-s, të cilat do të shkojnë në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, dhe në sistemet e zbulimit të dronëve, pasi siç dihet Rusia prej muajsh ka sulmuar me dronë luftarakë në shkallë të gjerë.

Përveç mbështetjes financiare, Japonia ka vendosur edhe sanksione kundër shtetit rus, në përputhje me Perëndimin.

Megjithatë, kushtetuta pacifiste e vendit nuk e lejon të furnizojë vetë me armë Ukrainën.

Ndryshe, edhe kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka vizituar shtetin ukrainas për bisedime muaj më parë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button