LajmeMaqedoni

Beteja se kush do ta drejton navigacionin ajror, para 30 vitesh rrëzoheshin aeroplanë dhe vdisin shqiptarë!

Zhvillimet e fundit në Shoqërinë aksionare për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror “M-NAV” në Shkup, na ktheu në vitin e largët 1993, vit i kombshëm për shqiptarët.

Në dy raste të ndara por brenda disa mujve, u rrëzuan dy aeroplanë dhe pati mbi 200 viktima kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Data е largët 20 nëntor i vitit 1993, ishte datë e kobshme për 116 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të rrëzuar, ku 80 për qind ishin kosovar dhe 20 për qind ishin shtetas të Maqedonisë, dhe kryesisht shqiptarë.

Aeroplani Avioimpeks, ditën e kobshme fluturonte nga Zvicra, nga Gjeneva drejt destinacionit në Shkup, por për shkak të kushteve atmosferike, mjegullës së dendur, aeroplani është riorientuar drejt aeroportit të Ohrit.

Viti 1993 ishte vit tragjik për aerotransportin në Maqedoni, sepse tetë muaj më herët, në muajin mars, u rrëzua edhe një aeroplan tjetër i tipit “Foker”, me ç’rast jetën e humbën 87 persona, shumica shqiptarë.

Ishte data 5 mars 1993 ku gjatë aterimit të aeroplanit të kompanisë Paler nga Maqedoni me 97 persona brenda, vdiqën 87 udhëtarë.

Pse u përmendën këto raste të kombshme për shqiptarët në këtë kronikë?

Sepse, këto fatkeqësi asnjëherë nuk u zbardhën deri në fund, dhe mbetën hapur shumë dilema. Në këtë institucione qeverisej nga pala maqedonase, dhe shqiptarët nuk kishin qasje dhe nuk dihej se çfarë ndodhë.

Dilemet dhe dyshimet ishin të arsyeshme, sepse, rastet ndodhën në një interval kohor prej 9 muajsh, dhe në të dyja rastet, pasagjerë ishin gati 100 për qind shqiptarë.

Atë kohë qarkullonin zëra që aksidentet ajrore ishin të kurdisura, me qëllim që në botë të qarkullonte lajmi që paska një shtet në rruzullin toksor që quheshka Maqedoni, një shtet që sapo ishte pavarësuar nga Jugosllavia e atëhershme dhe pak dihej në botë që ekziston një shtet me këtë emër.

Sot pas kaq dekadash, kompania e dhënies së shërbimeve të navigacionit ajror, drejtohet nga kuadro shqiptarë, dhe kjo si duket u pengon qarqeve që udhëhiqnin me shtetin, dhe nga ku gatuheshin plane ugurzeza për shqiptarët.

Zhvillimet e fundit në këtë kompani, hapën kutinë e Pandorës. Struktura e të punësuarve më herët ka qenë monoetnike dhe mbi baza familjare.

Babai i Kryetarit të Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror M-NAV, Aleksandar Tasevski ka qenë kryeshef i kontrollit të fluturimeve. Atëherë është pranuar edhe ai, njëkohësisht edhe vëllai i tij punon si kontrollor i fluturimeve.

Dhe tregimi nuk mbaron me kaq, në kompaninë e kontrollorëve të trafikut ajror, janë pesë – gjashtë familje që përbëjnë klanin që tenton të dikton se kush duhet të punësohet aty dhe se çka duhet të bëhet.

Kryesindikalisti Tasevski u rebelua pasi nuk u përfillë kërkesa për të prishur konkursin e fundit të punësimeve, ku nga tetë të punësuar tre ishin shqiptarë.

Beteja e pakuptimtë e Tasevskit dhe klanin të tij, edhe mund të kuptohet, pasi gjërat u rrëshqasin nga duart, por e pakuptimt duket reagimi i partive politike shqiptare që lakmojnë lartësinë e rrogave që merrkan drejtorët shqiptarë që deri para një kohe ishin poste të garantuara për Tasevska dhe Mickovska.

E pakuptimtë është bërja e politikës ditore për rroga!

E pakuptimtë është bërja e politikës ditore pa e kthyer kokën pas se ku ishim dhe si trajtoheshim. Pa e sinkronizuar vizionin për të ardhmen me të kaluarën që ishte e kobshme për shqipëtarët. Pa e menduar që Tasevski ka hallin e punësimit të fëmijëve të tij në vendin e punës ku tash punon ai bashkë me vëllaun e tij, dhe ku ka punuar deri dje edhe babai i tyre, nuk duhet gjykuar, por Zoti e di se cili mund të ketë qenë roli i babait të Tasevskit në dy ngjarjet tragjike të vitit 1993.

E kaluara e hidhur, duhet të na shërbejë për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, dhe kjo mund të bëhet me vizion dhe qëllime të qarta. Flaka Media

Show More

Related Articles

Back to top button