BotaLajme

G7 është duke punuar me Izraelin për përfundimin “të shpejtë” të konfliktit të Gazës – thotë ministri i Jashtëm italian

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se vendet e G7 duhet të “reduktojnë” viktimat civile në Gaza dhe të bëjnë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund operacioneve të tij ushtarake në enklavën e rrethuar.

Tajani shtoi se ai kishte diskutuar luftën në Gaza me homologët e tij britanikë dhe francezë ndërsa Italia fillon presidencën e saj njëvjeçare të Grupit të Shtatë.

Ministria e Jashtme italiane citoi Tajanin të thoshte në një deklaratë se vendet e G7 po punojnë me qeverinë izraelite “për të gjetur një rrugëdalje të shpejtë nga faza ushtarake”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se ka mbajtur një takim me presidentin e Emirateve, Mohamed Bin Zayed në Abu Dhabi.

Dhe ata thuhet se diskutuan përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe adresuan nevojat humanitare në Gaza.

“Unë nënvizova angazhimin tonë të vazhdueshëm për krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, ka shtuar Blinken.

Ndryshe, Blinken ka thënë më herët se palestinezëve nuk duhet t’u bëhet presion për t’u larguar nga Gaza dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo të lejojnë kushtet.

Blinken dënoi deklaratat e disa ministrave izraelitë, të cilët kërkuan zhvendosjen e palestinezëve gjetkë.

Zyrtari amerikan ishte edhe në Katar në turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme.

“Civilët palestinezë duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet”, tha Blinken të dielën. “Ata nuk munden dhe nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza”.

Show More

Related Articles

Back to top button