Kuvendi sot zyrtarisht do ta fillojë punën në vitin e ri 2024 me takim koordinues të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve, në të cilën pritet të bisedohet për rrjedhën e punës së plenumit gjatë janarit. Për deputetët e këtij mandati pasojnë muajt e fundit nga puna e tyre duke pasur parasysh se nga mesi i shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare të caktuara më të 8 maj. Njëkohësisht do të shpallen edhe zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do jetë më 24 prill.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili do të jetë kryeministër i Qeverisë kalimtare, para festave të fundvitit paralajmëroi se seanca për zgjedhje të qeverisë teknike do të caktohet për më 27 janar, që ajo të zgjedhet më së voni më 28 janar. Do të paraprijnë dorëheqja e tij dhe seanca për konstituimin e saj dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për të cilin dihet se do të jetë Jovan Mitreski, si dhe dorëheqja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Qeverisë së tij dhe seancë tjetër në të cilën ajo do të konstatohet dhe do të zgjedhet qeveria teknike.