LajmeMaqedoni

Dogana e Maqedonisë konfiskon ar në vlerë të 12.000 eurove

Drejtoria e Doganave informon se janë sekuestruar 248 gramë ar, me vlerë rreth 12 mijë euro, të cilin dy bashkudhëtarë në tentativë për ta fshehur kanë planifikuar ta nxjerrin jashtë vendit pa e deklaruar në dogana.

“Pasagjerët që udhëtonin me furgon në dalje të Tabanovcës janë përzgjedhur nga ekipi mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime për kontroll të detajuar dhe tek të dy janë gjetur copa ari. Njëri prej pasagjerëve mbante në qafë një fije të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri ari të gatshme me peshë 201,82 gram, të mbështjella me shirit. Pasagjeri tjetër mbante një zinxhir në qafë me një tufë unaza të ngjitura, me peshë 46.48 gram”.

“Malli është sekuestruar përkohësisht dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, me ç’rast njëri nga pasagjerët do të akuzohet për kallëzim penal dhe tjetri për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksojnë se Drejtoria e Doganave, në kuadër të kompetencave të saj, merr masa për të luftuar kontrabandën dhe ekonominë gri.

Show More

Related Articles

Back to top button