Pas largimit të Dashmir Elezit te Lokomotiva e Zagrebit, Shkëndija konfirmoi prurjen e parë në merkaton e janarit. Behët fjalë për anësorin e Brera AP, Vane Krstevskin, i cili firmosi me kuqezinjëve kontratën 3,5 vjeçare.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Falenderim për besimin e treguar dhe shpresoj ta arsyetoj me lojë të mirë nga ana ime dhe angazhim maksimal“, deklaroi Krstevski.
Krstevski, hapat e para të futbollit i bëri te Bregallnica e Shtipit, ndërsa në vitin 2019 u bë pjesë e Akademia Pandevit, tashmë Brera AP. Paraqitjen e mira te skuadra nga Strumica, sollën edhe ftesën për Maqedoninë U21.