LajmeMaqedoni

Grubi për hapjen e poliklinikës në Saraj: Paralajmërim i gjërave të bukura që mund të bëjmë bashkë, siç është Fronti Europian

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmit Mexhiti dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mori pjesë në hapjen solemne të poliklinikës në Saraj, përcjell . Duke theksuar se në eveniment ishin të pranishëm përfaqësues të BDI-së, ASH-së dhe LSDM-së, Grubi tha se kjo ngjarje është paralajmërim i gjërave të bukura që mund të bëhen, siç është Fronti Europian.

“Jam këtu për të uruar qytetarët e komunës së Sarajit, që të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, për plotësimin e një premtimi të dhënë në fushatën e kryetarit të komunës së Sarajit, dhe tashmë një pasqyre kaq të bukur që po krijohet këtu bashkërisht, duke qenë përfaqësues të tre partive politike participente në Qeveri, bashkërisht po e bëjmë hapjen e këtij objekti kaq të rëndësishëm për komunën tuaj, është një sihariq apo një paralajmërim shumë i bukur i gjërave të cilat ne bashkërisht mund t’i bëjmë, siç është Fronti Europian dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”, theksoi mes tjerash Grubi.

Grubi tha se bashkërisht, partitë në pushtet do të vazhdojnë të “promovojnë lajme të mira për qytetarët përmes Frontit Ruropian”.

“Premtojmë të ardhme të ndritshme të përbashkët, për të gjithë ne”, shtoi Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button