Në rend dite të kësaj seance janë Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për buxhete, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, me procedurë të shkurtuar, Propizim ligji për ndryshim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për aviacion ajror – leximi i dytë, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.
Në lexim të parë në kuadër të kësaj seance janë Propozim ligji për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, Propozim ligji për amnisti, Propozim ligji për ndrysimin dhe plotësimin e Ligjit për memoriale, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për avokatin e popullit
Në këtë seancë janë disa propozim-vendime për ndryshimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të disa institucioneve – Propozim për emërimin e anëtarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimeve pensionale me financim kapital, Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve. të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga siskriminimi, Propozim vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, Propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike, Propozimi i vendimit për emërimin e anëtarit të Komisionit të Agjencisë për posta.
Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe planet financiare të disa institucioneve për vitin 2024.