Rezervat devizore në fund të dhjetorit të vitit 2023 kanë qenë 4.538,4 milionë euro dhe në krahasim me muajin e kaluar shënojnë rritje për 574,8 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë renditur në letra me vlerë (52%), pas së cilës pasojnë valutat dhe depozitat (38,8 %) dhe ari monetar (9,1%).