Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Qendrën për Arsim dhe Ndërmjetësim- CYEM do të realizojë projekt për përmirësimin e ndotjes së ajrit si dhe reduktimin e deponive të egra.
Projekti vjen si pasojë e Memorandum bashkëpunimit mes Komunës së Gostivarit dhe CYEM dhe përfshin disa aktivitete që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndotjes së ajrit duke nisur nga krijimi i aplikacionit mobil për ndotjen e ajrit dhe raportim për gjendjen ekologjike në Gostivar, hulumtim për gjendjen në terren si dhe senzibilimi i opinionit në lidhje me energjinë e gjelbërt dhe kujdesin për natyrën.
Ndotja e ajrit nuk është vetëm sfidë lokale, por sfidë shtetërore e rajonale, andaj çdo aktivitetet që ka të bëjë në përmirësimin e gjendjes është e rëndësishme dhe e domosdoshme.
Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka qenë aleat i organizatave joqeveritare, ndërsa ndotja e ajrit duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të çdo pushteti.