Në mëngjesin e së hënës janë dëgjuar shpërthime në depon e armëve ruse në Novokakhovsk, bëri të ditur kreu i administratës rajonale, Serhii Khlan, transmetoi BBC-ja.
Ai shtoi se u panë zjarre mbi këtë lokalitet, duke njoftuar për sulme të vazhdueshme të trupave ukrainase.
Në pamjet e publikuara shihen shpërthime masive e sulme ajrore mbi këtë bazë ruse.
BBC-ja nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur pamjet e publikuara, derisa në Ukrainë po zhvillohet dita e 145-të e luftimeve.
Ditë më parë, Ukraina ia dogji Rusisë edhe një depo të armëve në një qytet tjetër. Kundërsulmi ukrainas po forcohet dita-ditës pas marrjes së armëve me rreze të gjatë, kryesisht nga SHBA-ja. © KOHA