LajmeMaqedoni

Fillimi i tre muajve të bekuar, Reisul Ulema Shaqir ef Fetahu uron besintarët Islam

Neser më 12.01.2024, e Xhuma është 1 Rexhep, dita e parë sipas kalendadit islamik, që shënon hyrje në tri muajtë e shenjtë: Rexheb, Sha’ban dhe Ramadan. Dy muajtë e parë janë koha e një përgatitje më të lartë shpirtërore për të hyrë në Muajin e Ramazanit psiqikisht, shpirtërisht dhe moralisht të përgafitur për të kryer njërin ndër themelet kryesore të Islamit agjerimin e ditëve të tij në emër të Allahut Fuqiplotë.

Andaj, Muaji Rexhep dhe ai Sha’ban, përveç që janë në to ngjarjet e rëndësishme dhe të shenjta, shtohen lutjet, adhurimet, agjërimi, namazi dhe shumë aktivitete tjera fetare, për të qenë sa më të përgatitur për hyrjen në muajin e Ramazanit tē bekuar, pra, muajin e agjërimit, Kur’anit, dijes, lutjeve, ngritjes shpirtërore, faljes, paqës, shpërblimeve, etj..

Andaj, besimtarë të nderuar shfrytëzojeni këta muaj maksimalisht të lidhur ngusht me Zotin dhe mëshirën e tij të pakufishme.

Në emër të Bashkësisē fetare Islame dhe në emrin tim   të begatshëm duke ju lutur Allahit Fuqiplotë t’ju jep besim të paluhatshëm, vullnet të fortë dhe vetëdije të lartë për të qenë afër Zotit me punë të mira dhe ibadete të bujshme.

Me hajr fillimi i tre muajëve të bekuar.

Reisul Ulema i BFI e RMV

H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Show More

Related Articles

Back to top button