Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 00:32 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 120 km në jug të Shkupit, në zonën e Prespës, me magnitudë lokale të Rihterit 3.8.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë me intensitet të shkallës IV sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Manastir, Kavadar dhe rrethinë me intensitet të shkallës III sipas të njëjtës shkallë.
Përveç shqetësimit tek qytetarët, sipas të dhënave fillestare nuk raportohet për dëme materiale.