Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të fillojë Forumi Ekonomik Botëror, ku të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Ky forum do të mbahet nga data 15 deri më 19 janar në Davos të Zvicrës, bënë të ditur Forumi Ekonomik Botëror, transmeton rtv21.tv.
“Javën e ardhshme, në këtë vit do të nisë Forumi Ekonomik Botëror në Davos! Nga të gjitha temat përkatëse, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gëzohem që do t’i shohë bashkë Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq të pranishëm” ka shkruar Rohde në X./21Media