LajmeMaqedoni

Kovaçevski sot në Vjenë, Pendarovski nesër në Davos

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është për vizitë pune në Vjenë të Austrisë. Në suaza të vizitës, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Kovaçevski do të mbajë takim pune me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, ku do të bisedohet për kryesimin e përfunduar me sukses të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për kontributin e vendit tonë për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian. 

Ndërkaq, nga Presidenca njoftuan se presidenti Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Takimin e 54-të vjetor ekonomik botëror të quajtur “Ripërtëritja e besimit” që po mbahet në Davos.

Siç informon Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit është paraparë të marrë pjesë në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në tubimin joformal të liderëve ekonomik botërorë “Kthimi i besimit në sistemin global” dhe në darkën zyrtare “Ndërtimi i Evropës të së nesërmes”.

Në takimin vjetor të Forumit ekonomik botërore në Davos është paraparë pjesëmarrja e mbi 100 shefave të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave kryesore ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinj, sipërmarrës social dhe agjenci të lajmeve.

Show More

Related Articles

Back to top button