Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Man. Junajted nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.
“Djajtë e Kuq”, kanë përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, edhe pse ata po vuajnë nga një krizë e golave. Mësohet se drejtuesit e Man. Junajtedit nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi.
Sulmuesi francez nuk ka arritur të adaptohet aspak me jetën në Lindjen e Mesme dhe tani së fundmi ai nuk ishte paraqitur në kampin parasezonal nën urdhrat e Marsello Gallardos. Ekipi udhëtoi në Dubai pa Benzeman, ndërsa Gallardo i bëri me dije pesë herë fituesit të Ligës së Kampionëve, se ai nuk do të bashkohej me ekipin. Benzema, i cili ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje për “Al-Ittihad”-in, tani e ardhmja e tij është në dyshim dhe ai po kërkon që të rikthehet në Evropë.
Junajtedi duan të nënshkruajnë me një sulmues në formë huazimi, duke marrë parasysh se janë një ndër ekipet me më së paku gola të shënuar këtë sezon në Ligën Premier (24 gola në 21 ndeshje). Në fakt, janë rregullat e ‘Fair-Play financiar’ që ia mundësojnë klubit anglez që të bëjë vetëm transferime të përkohshme dhe të lira.