Pas marrjes së informacioneve për lëshimin lidhur me vendosjen e flamurit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në listën e “flamujve të ndaluar” në turneun e tenisit “Australian Open”, Ministria Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës ka reaguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe te organizatori i turneut, “Australia Open”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Siç theksohet, nga atje është siguruar se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm – gabim teknik, i cili raportohet se menjëherë është përmirësua dhe nuk ka shkaktuar kufizime efektive.
“Duke kërkuar falje, kanë shprehur bindjen se incidenti nuk do të ndikojë në lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të Australisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat karakterizohen me miqësi dhe dashuri ndaj sportit. Organizatori sqaroi se në përputhje me rregullat në fuqi, në tribuna është e lejuar të valojnë vetëm flamujt e pjesëmarrësve në ndeshje; njëherë morëm konfirmimin se gjatë pjesëmarrjes së garueses sonë Ilina Gjorçevska, flamuri zyrtar i vendit ishte i pranishëm në tribuna, në mesin e shikuesve pa asnjë kufizim”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.