LajmeMaqedoni

Qeveria miraton ndryshimet ligjore, personat nga “lista e zezë” do të sanksionohen edhe në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria në seancën e sotme ka miratuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Masa Restriktive, me çka, të ashtuquajturat “lista të zeza” të SHBA-ve dhe Britanisë, mund të merren si bazë për sanksionimin e shtetasve tanë që gjenden në këto lista. Që të hyjnë në fuqi, ndryshimet ligjore duhet të kalojnë edhe në Kuvend.

“Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa restriktive, me çka listat amerikane dhe britaneze bëhen bazë për masa sankcionuese edhe nga institucionet tona”, shkruan Osmani.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishin të fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button