LajmeMaqedoni

Rexhepi me apel deri te banorët e Banjicës: Korridori 8 është projekt historik, mos të kemi pengesa

Banorët e fshatrave Banjicë e Epërm dhe e Poshtme të Gostivarit para disa javësh dolën në rrugë dhe shprehën revoltën për shpronësimin e tokave, ku duhet të kalojë autostrada e Korridorit 8.

Ata ankoheshin edhe për çmimin e ulët të tokës së shpronësimit.

Megjithatë, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në “10 minuta” në TV21 nuk premtoi se do të ketë ndryshim në vlerësimin e tokës, pasi tha ajo është kompetencë e Byrosë për ekspertizë ligjore. Ndërkaq vlerësoi se projekti Korridori 8 është projekt historik dhe se nuk duhet të bëhen pengesa.

“Në të gjitha vendet e Maqedonisë së Veriut ka çmimore të saktë të vlerësimit të tokës. Në bazë të asaj çmimore caktohet klasifikimi i tokës. Unë ju bëj apel, sepse bëhet fjalë për një projekt historik – kapacitete kemi, mjete financiare kemi, vullnet kemi – mos të kemi pengesa për realizim të këtij aksi rrugor të shumëpritur”, tha Rexhepi

Show More

Related Articles

Back to top button