LajmeMaqedoni

Çështja e ndërrimit të dokumenteve personale, Osmani: Pas datës 12 shkurt, të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje për pjesën e mbetur

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se obligimet nga marrëveshja me Greqinë mbeten, respektivisht nga data 13 shkurt, nuk do të vlejnë dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër të shtetit, Republika e Maqedonisë, përcjell TV21. Osmani thotë se janë në kontakt me autoritetet greke, mirëpo bën thirrje që të vazhdohet me ndërrimin e dokumeteve personale dhe atyre të udhëtimit.

“Në këtë periudhë në vend të nismave për anulim, të kemi nisma për ndërrimin e dokumenteve. Me datë 12, ajo që nuk do të zgjidhet, të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje se si t’ua lehtësojmë qytetarëve”, tha mes tjerash Osmani.

Show More

Related Articles

Back to top button