LajmeMaqedoniRajon

LSDM-ja i shkon në “konak” Vetëvendosjes në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë e ka vizituar LSDM-ja e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Në takim mori pjesë sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, së bashku me sekretarin për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, ndërsa nga LSDM të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm, Mile Zeçeviq, sekretari ndërkombëtar, Bojan Mariçiq dhe kryetari i Forumit Rinor, Marko Mihailoski.

“Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore. Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy partive, bashkëpunimin rajonal dhe dialogun si shtylla kyçe për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Reciprokisht u theksua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet partive në kuadër të PES-së, pasi Vetëvendosja u bë anëtare e asociuar e Partisë së Socialistëve Evropianë, por edhe mes të rinjve në politikë. Bashkërisht u konfirmua se vlerat evropiane dhe dialogu për të gjitha çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetet në të gjithë rajonin dhe palët progresive duhet të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e LSDM-së

Show More

Related Articles

Back to top button