LajmeSport

Largimi i Murinjos do të nxit largimin e Dibala-s dhe Lukaku-s

Hoze Murinjo është tashmë një çështje e mbyllur, por e ardhmja e Romës mbetet e paqartë. Daniele De Rossi ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, një arsye e fortë që mediat të aludojnë shpejt për pasuesin e tij. Në kryeqytet qarkullojnë dy emra, Mota dhe Stefano Pioli. “Corriere dello Sport” ngre një tjetër pikëpyetje të madhe, çfarë do të ndodhë me dy lojtarët më të çmuar, Dibala dhe Lukaku?

Përpara se të marrë një vendim, presidenti Friedkin duhet të gjejë një drejtor sportiv të ri, Tiago Pinto largohet në muajin shkurt. Romës i duhen me çdo kusht 50 milionë euro plus, në arkat e klubit duhet të futet kjo shumë për të qenë korrekt me rregullat e “Fair Play Financiar”.

Dibala është me “valixhe në duar”, kjo pasi argjentinasi ka një klauzolë shumë të ulët largimi, 12 milionë euro, ndërsa Lukaku është në formë huazimi. Si do të jetë përfundimi i këtij sezoni, e ardhmja e Romës duket e paqartë, largimi i Mourinjo-s ka sjellë te tifozët hijet e sezoneve të fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button